Keith Self: Pesë shtete të NATO-s po pengojnë rrugën euroatlantike të Kosovës

Kongresmeni amerikan Keith Self ka kërkuar shtim të presionit diplomatik ndaj pesë vendeve të NATO-s që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, duke paralajmëruar se kjo po pengon forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në Ballkan. Gjatë një seance dëgjimore në Komitetin për Punë të Jashtme të Kongresit amerikan, Self theksoi se njohja e plotë ndërkombëtare e Kosovës dhe anëtarësimi i saj në NATO janë hapa të domosdoshëm për paqen afatgjatë në rajon. Ai kritikoi hezitimin e disa aleatëve brenda Aleancës, duke vlerësuar se mungesa e njohjes krijon barriera politike dhe institucionale që ngadalësojnë integrimin euroatlantik të Kosovës. “Njohja e plotë ndërkombëtare e Kosovës dhe anëtarësimi i saj i ardhshëm në NATO janë elemente kyçe për garantimin e paqes dhe stabilitetit afatgjatë në Ballkan”, deklaroi Self. Kongresmeni amerikan nënvizoi gjithashtu se angazhimi i Shtetet e Bashkuara në Ballkanin Perëndimor duhet të mbetet i fuqishëm dhe i pandërprerë, sidomos në një periudhë të tensioneve globale dhe sfidave të sigurisë në Evropë. Kosova vazhdon të mbetet e njohur nga shumica e vendeve të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, ndërsa mosnjohja nga pesë shtete anëtare të Aleancës konsiderohet një ndër pengesat kryesore në rrugën e saj drejt integrimeve ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …