Marta Kos: Brukseli i pakënaqur me Kosovën dhe Serbinë

Komisionarja për Zgjerim në Komisioni Evropian, Marta Kos, do të qëndrojë të premten në Prishtina, në një vizitë që vjen në kohën e rritjes së pakënaqësive të Brukselit ndaj Kosovës dhe Serbisë për ngecjen e dialogut dhe krizën politike në rajon. Zyrtarja e lartë evropiane pritet të arrijë në Prishtinë të enjten në mbrëmje, ndërsa gjatë vizitës do të zhvillojë takime me udhëheqësit institucionalë të Kosovës. Sipas agjendës së publikuar nga Komisioni Evropian, Marta Kos do të takohet me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, si dhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Pas takimit me Kurtin është paralajmëruar edhe një konferencë për media. Ndryshe nga praktikat e mëhershme diplomatike, në këtë vizitë nuk janë planifikuar takime me opozitën, ndërsa takimi i tretë i komisionares do të jetë me përfaqësues të shoqërisë civile. Vizita e Kos vjen në një moment kur në Bruksel po shprehet hapur zhgënjimi për mungesën e progresit në dialogun Kosovë-Serbi dhe për krizën institucionale në Kosovë. Ndërkohë, takimi i fundit në Bruksel mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësin evropian Peter Sorensen përfundoi pa rezultate konkrete, duke shtuar dyshimet për një rikthim të shpejtë të dialogut në nivel të lartë.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …