Ganimete Musliu

Ganimete Musliu: Kosova ka nevojë për ndryshim, jo përçarje dhe propagandë

Ganimete Musliu ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë Albin Kurti, duke deklaruar se qytetarët tashmë e kanë kuptuar se qeverisja aktuale nuk ka sjellë rezultatet e pritura për Kosovën. Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës tha se koalicioni qeverisës, megjithëse kishte marrë mbështetje të madhe qytetare, ka dështuar të justifikojë besimin e votuesve, sidomos në krijimin e institucioneve dhe menaxhimin e proceseve shtetërore. Musliu akuzoi Kurtin për përçarje politike dhe mungesë fokusi në zhvillimin ekonomik e institucional të vendit. “Qytetarët e kanë parë që ai njeri është i paaftë me udhëheq me vendin”, deklaroi ajo, duke shtuar se Kosova nuk mund të ecë përpara me politika që, sipas saj, krijojnë ndasi dhe tensione në shoqëri. Ajo kritikoi gjithashtu mënyrën e komunikimit politik të Kurtit, duke thënë se në vend të politikave konkrete për zhvillim, ai merret me debate dhe propagandë në rrjetet sociale. Sipas Musliut, PDK-ja ofron alternativë për stabilitet institucional dhe zhvillim ekonomik, ndërsa përmendi Bedri Hamza si figurë që promovon bashkëpunim, respektim të ligjit dhe forcim të shtetit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Gjyqi për Masakrën e Reçakut, pritet të dëshmojnë William Walker dhe Wesley Clark

Procesi gjyqësor për Masakrën e Reçakut, një nga krimet më të rënda të kryera nga …