Diellza Kukaj merr sërish besimin e grave të AAK-së, rizgjidhet në krye të Aleancës së Gruas

Diellza Kukaj është rizgjedhur kryetare e Aleancës së Gruas, pas mbajtjes së kuvendit zgjedhor të kësaj organizate, ku delegatet i dhanë sërish mbështetje për të vazhduar drejtimin e saj. Lajmin e ka bërë të ditur lideri i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili tha se kuvendi është zhvilluar me sukses dhe në frymë bashkëpunimi. Haradinaj bëri të ditur se së bashku me Ardian Gjini kanë ndjekur nga afër punimet e kuvendit, duke vlerësuar rolin dhe angazhimin e grave të Aleancës në vendimmarrje dhe në jetën politike. Ai e uroi Kukajn për vazhdimin e mandatit, duke theksuar se rizgjedhja e saj është rezultat i punës, përkushtimit dhe besimit që ajo ka fituar brenda organizatës. Sipas Haradinajt, Aleanca e Gruas mbetet një nga shtyllat kryesore të organizimit politik dhe fuqizimit të grave në kuadër të AAK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Gjyqi për Masakrën e Reçakut, pritet të dëshmojnë William Walker dhe Wesley Clark

Procesi gjyqësor për Masakrën e Reçakut, një nga krimet më të rënda të kryera nga …