Përkujtim për dëshmorin Suad Brava në përvjetorin e Masakrës së Burgut të Dubravës
Sot, bashkë me të mbijetuarit e masakrës në Burgun e Dubravës, në përvjetorin e 27-të të kësaj masakre, me nderim e përulje morëm pjesë në përkujtimin e njërës ndër krimet më të rënda të kryera nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë, ku u vranë mbi 116 të burgosur shqiptarë dhe u plagosën shumë të tjerë.
Në mesin e të rënëve të kësaj masakre ishte edhe dëshmori Suad Brava nga Hani i Elezit, i cili, si 17-vjeçar, u vra mizorisht në Burgun e Dubravës.
Suadi kishte zgjedhur rrugën e lirisë qysh herët, duke qenë ushtar i UÇK-së në Han të Elezit dhe duke dëshmuar guxim e dashuri të madhe për atdheun.
Kjo masakër la plagë të thella në popullin tonë, por njëkohësisht dëshmoi qëndresën dhe sakrificën e shqiptarëve për liri. Krahas Suadit, në Burgun e Dubravës ndodheshin edhe disa të burgosur të tjerë nga Hani i Elezit, të cilët përjetuan dhe mbijetuan tmerrin e kësaj masakre. Dëshmitë e tyre mbeten kujtesë e gjallë e krimeve të kryera dhe e vuajtjeve të popullit tonë.
Sot, duke kujtuar Suad Bravën dhe të gjithë të rënët e Dubravës, përulemi me respekt para sakrificës së tyre dhe zotohemi se kujtimi për ta nuk do të shuhet kurrë.
Lavdi dëshmorit Suad Brava dhe të gjithë dëshmorëve e martirëve të Burgut të Dubravës!
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
