Shefqet Peçi (1906-1994), komandanti emblematik i Luftës Antifashiste

Ylli Mece: LAPIDARI…. NË BARELË (baladë) – Kushtuar heroit të popullit, Shefqet Peçi

…..
Thanë se netët ishin çmëndur
Thanë se ditët s’ishin ditë
Thanë planetet ishin trembur
Ndaj mallkonin perënditè
—-
Për ku ësht’ nisur kjo barrelë?!
Ku po shkon, e nga ka ardhë? !!!
Pse vrapon kët nat’ të zezë
Me një ” lapidar të bardhë” ?…
….
Një legjendë, kështu ngarkuar
Paskish qënë përherë në ndjekje
Shumë herë e patën mallkuar
Tre herë… dënuar me vdekje
……
Kush të jetë ky legjendar…
Si barut’ i kapedanëve?
Pse më ngjan si lapidar
Komandanti partizanëve ?!
……
Ç’kanë që ngrihen zemëruar
Majë-malet e labèëisè ?!….
Mos vallë koha ësht’ trazuar
Nga tufani marrëzisë ?!
….
Sa çudi !.. Pse më duket i gëzuar
Ç’ka po ndodh me komandantin
Mos vdekjes së ëndërruar
Donte t’i ndërronte shtratin ?!
…..
Dihet, trimat dhe legjendat
Koha , i pjell veç një herë
Ndaj heroi Shevqet Peçi
Ra e vdiq, në burg me nder !
…..
Kur ësht’ kohë e tradhëtisë
Për vdekje-zhurmojnë orët
Ata që vrasin një herë
Mund t’i vrasin dhe dëshmorët
………
Jashtë mbi male ngrihet shqota
I tërbuar shfryn murlani
Një çoban labçe ja thënka:
Lule Shevqet partizani !
…..
Lule ” Çeço” kush të leu
Kapedan burr’-pèrmbi burrë !
Yjet që ndriçojnë Atdheun
Janë të gjallë e s’vdesin kurrë !
…….
Kush për ty e shkroi vargun
Nga Kuçi në Vishegrad
Se koburja kurrë stë ngeci
Shevqet komandanti..lab “!
—-
Thanë se netët ishin çmendur
Thanë se ditët s’ishin ditë
Thanë se korbat ishin ngjallur
Ndaj mallkonin… natë e ditë!
SHÈNIM :
Kjo balade i kushtohet heroit te popullit Shevqet Peci komandant i brigates se V-te sulmuese partizane qe luftoi per clirimin e Shqiperise dhe te Kosoves . Bandat fashiste te instaluara ne Shqiperi e arrestuan ne tetor te vitit 1995 duke e merre naten me barrele ne moshen 90 vjecare.
Sh.Peci ka qene dy here i denuar me vdekje dhe heren e trete u denua nga neofashistet shqiptare ku vdiq ne menyre te madherishme ne burg. Eshte hero i popullit- Dekoruar me medaljen” G .Garibaldi” dhe sebashku me H-LLeshin, M.Pezen eshte hero i rezistences antifashiste Evropiane.

Kontrolloni gjithashtu

Prof.dr. Sabile Keçmezi- Basha: AHMET QERIQI DHE KRONIKA E QËNDRESËS SHQIPTARE

Prof.dr. Sabile Keçmezi – Basha: AHMET QERIQI DHE KRONIKA E QËNDRESËS SHQIPTARE

(Ahmet Qeriqi “BURGU” (Roman), botoi RADIO-KOSOVA E LIRË, Prishtinë, 2004) Teksa po përgatitja një shkrim …