Qeveria arsyeton ndarjen e 2 milionë eurove për mërgatën, opozita dhe KDI flasin për keqpërdorim elektoral

Vendimi i Qeverisë në detyrë të udhëhequr nga Albin Kurti për ndarjen e 2 milionë eurove për mbështetjen e linjave ajrore që shërbejnë diasporën, ka nxitur reagime të forta politike dhe akuza për keqpërdorim të buxhetit shtetëror në prag të zgjedhjeve. Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), e cilësoi këtë vendim si “qershia mbi tortë” në keqpërdorimin e resurseve publike për qëllime elektorale. Sipas tij, veprimet e fundit të qeverisë cenojnë seriozisht integritetin e procesit zgjedhor dhe krijojnë pabarazi mes partive politike. “Një qasje e tillë po e shndërron garën zgjedhore në një proces krejtësisht të pabarabartë, ku partia në pushtet krijon epërsi përmes parasë publike dhe avantazhit institucional, e jo përmes një gare të drejtë politike”, deklaroi Cakolli.

Kontrolloni gjithashtu

Bajram Begaj: Shqipëria është dhe do të jetë mbështetja juaj e palëkundur, e pakushtëzuar dhe e përjetshme

Gjatë fjalës së tij në shënimin e ditës së clirimit, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj …