LDK-ja ka vazhduar fushaten në Klinë

Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë ditës së sotme e ka vazhduar fushaten në Klinë. Kryetari i kësaj partie, Lumir Abdigjiku ka shkruar se gjatë takimit me antarëisinë ka biseduar për programin e partisë që drejton për Kosovën në përgjithësi dhe komunën e Klinës në veqanti. “Folëm për katër vitet e humbura. Për mungesën e zhvillimit, për rritjen e kostos së jetesës, për të rinjtë që po largohen, për familjet që po përballen çdo ditë me pasiguri, e për bizneset që kanë mbetur pa mbështetje. Folëm edhe për rrugën tonë. Për zotimet tona konkrete: për rritjen e pagave, mbështetjen për familjet, punësimin e garantuar për të rinjtë, investimet e mëdha, energjinë, arsimin, shëndetësinë dhe një ekonomi që krijon mundësi për secilin. Në Klinë, prezantuam kandidatët tanë: Astrit Desku me numër 49 dhe Kushtrim Krasniqi me numër 97” ka shkruar Lumir Abdigjiku.

Kontrolloni gjithashtu

Sqarim nga Radio Kosova e Lirë

Drejtoria e Radios Kosova e Lirë njofton opinionin publik se nuk është dhe nuk ka …