Serwer

Daniel Serwer: Shpresoj që 7 qershori ta zgjidhë krizën politike në Kosovë

Profesori i Universitetit “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Daniel Serwer, ka komentuar situatën politike në vendin tonë  dhe pritjet nga zgjedhjet e 7 qershorit. Në një intervistë për AbcNews, ai ka shfaqur shpresën se procesi zgjedhor do të sjellë zgjidhje për krizën politike, për të cilën ka thënë se po vazhdon prej më shumë se dy vitesh.  “Nuk e di nëse Vetëvendosje do ta sigurojë shumicën që kishte dikur, por nëse nuk e arrin, shpresoj që kryeministri Albin Kurti të lëvizë shpejt drejt krijimit të një koalicioni dhe zgjedhjes së presidentit”, ka deklaruar profesori i Universitetit “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Daniel Serwer.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …