Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka uruar Kosovën me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë
Michael Vadon

Marco Rubio: Kongresmeni amerikan kërkon Kosovën në NATO

Kryetari i Nënkomitetit për Evropën në Kongresin amerikan, Keith Self, ka kërkuar mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO gjatë një seance dëgjimore me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor. Duke iu referuar vizitës së tij të fundit në Kosova, Luginën e Preshevës, Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, Self e përshkroi rajonin si “jashtëzakonisht të brishtë” dhe vlerësoi se integrimi i Kosovës në institucionet euroatlantike mbetet një faktor kyç për stabilitetin afatgjatë. Kongresmeni amerikan mirëpriti gjithashtu emërimin e ambasadorëve të rinj amerikanë në vendet e rajonit dhe nënvizoi nevojën për emërimin sa më të shpejtë të një ambasadori të SHBA-së në Kosovë, duke e konsideruar këtë një pozicion me rëndësi strategjike.  “Të jem i sinqertë, nuk mund të flas për zgjerimin e NATO-s bazuar në takimet e fundit me ministrat e jashtëm. NATO është e fokusuar në disa çështje të tjera. Zgjerimi, veçanërisht në rastin e Kosovës, nuk është agjendë parësore për momentin, por kjo nuk do të thotë se nuk do të ndodhë në të ardhmen”, deklaroi Rubio.

Kontrolloni gjithashtu

Rashit Qalaj

Rashit Qalaj akuzon Albin Kurtin për bllokimin e institucioneve

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Rashit Qalaj, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se …