Të nderuar studentë shqiptarë të universiteteve në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut!
Nëpërmjet të kësaj letre dua t`ju shpreh edhe njëherë mbështetjen time per dy protestat tuaja të drejta dhe parimore, që gjuha shqipe krahas gjuhës maqedone të jetë po ashtu gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, të banuar me 30% shqiptarë autoktonë.
Duke qenë një njohës i mirë i strategjive dhe i taktikave shoviniste antishqiptare të shovinistëve serbë, maqedonas, bullgar e grekë, më lejoni t`ju them: Kujdes nga lajthitjet dhe mashtrimet e kryministrit Mickoski!
Më 18 maj 2026 kur ju e kishit planifikuar mbajtjen e demonstratës së dytë për dhënien e provimit përfundimtar të jurspondencës në gjuhen shqipe, Kryeminsitri Mickoski bashkë me dy „nuselalet“ e tij (Bilallin dhe Izetin), për ta parandaluar mbajtjen e demonstratës nga ana e juaj lëshoi një fjushkë gënjeshtre, duke premtuar publikisht se studentët shqiptarë mund ta japin provimin e jurispondencës në gjuhën shqipe.
Por ju duke mos e ngrënë fjushkën e Mickoskit nuk u ndalet dhe e realizuat demonstratën tuaj dshumë të rregulltë dhe shumë mobilizuese për gjithë shqiptarët në viset e tyre në Ballkan.
Ju sugjeroj që ju të mos e besoni asnjë premtim gojor të Mickoskit sepse ai gënjeshtrën e ka mjet për t`i lajthitur e mashtruar shqiptarët. Kështu, çdo premtim që ju bën Mickoski, kërkonia atë premtim me shkrim.
Mickoski pas demostratës tuaj të 18 majit ka bërë tri veprime fund e krye antishqiptare si më poshtë:
1.Mickoksi edhe pse më 18 maj kishte premtuar se studentët shqiptarë do ta japin provimin e jurispondencës në gjuhën shqipe, ai pas dy-tri ditësh duke e „harrur këtë premtim“, tha se lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe do ta konsultonte Komisionin e Venecias, të cilin ai përpiqet ta vë në shërbim të lajthitjeve dhe të mashtrimeve të tij ndaj shqiptarëve në Maqedoni.
Ju sugjeroj që edhe ju t`i çoni letër Komisionit të Venecias duke e sqaruar atë komision, se shqiptarët në Maqedoni nuk janë një minoritet etnik prej 50 mijë banorësh, por janë një komunitet etnik shumicë prej 500 mijë banorësh, i cili si edhe shumica etnike maqedone është po ashtu shumicë etnike shtetformuese, dhe për rrjedhojë edhe gjuha shqipe krahas gjuhës maqedone duhet të jetë gjuhë zyrtare në Maqedonin e Veriut.
2.Kryeministri Mickoski dy-tri ditë pas demonstatës tuaj të 18-të majit iu drejtua me letër NATO-së dhe Bashkimit Europian, duke i alarmuar ato se ju studentët shqiptarë (gjoja të mbështetur nga partia e BDI-së) po e rrezikoni paqen në Maqedoni.
Ju sugjeroj që edhe ju t`i dërgoni letër NATO-së dhe Bashkimit Europian (BE-së) duke i sqaruar ato se ai që po e rrezikon paqen në Maqedonin e Veriut është vetë Kryeministri Mickoski me partinë e tij të VMRO-së në pushtet. Duhet sqaruar NATO-ja dhe BE-ja se Mickoski dhe partia e tij në pushtet, tani më ka dy vite që e kanë rrezikuar dhe e rrezikojnë paqen në Maqedoninë e Veriut, krejt kjo duke u përpjekur që shqiptarëve t`ua abrogojnë edhe ato të drejta elmentare, të cilat atyre ua ka njohur Konferenca Ndërkombëtare e Ohrit e ndodhur në gushtin e vitit 2001, pas konfliktit të armatosur në mes të Ushtrisë Kombëtare Shqiptare (UÇK-së) dhe forcave shtetërore ushtarake e policore monoetnike maqedone në pushtet.
- Por, përpjekja më e djallëzuar e Mickoskit për t`i lajthitur dhe mashtruar studentët shqiptarë tek sa ka dalë. Ajo ka të bëjë me propozimin sipas të cilit studentët shqiptarë provimin e jurispondencës duhet ta japin në dy gjuhë: pjesën me shkrim në gjuhën shqipe, kurse pjesën praktike në gjuhën maqedone.
Ju sugjeroj që këtë marifet të Mickoskit të mos e pranoni, sepse gjuha shqipe nuk mund të jetë gjuhë zyrtare përgjysmë, por duhet të jetë gjuhë zyrtare plotësisht. Po e pranuat vetë këtë kompromis, ai jo vetem se do të jetë i pakthyeshëm, por edhe do ta hap rrugën për kompromise tjera lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut të banuar me 30% shqiptarë autokton.
Duke ju uruar shëndet dhe suksese në rrugën tuaj të shënjt ju përshëndesë miqësisht dhe vëllazërisht!
Xhevat Hasani ish-kuadër arsimor i Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
