Tema të tjera...
Kandidatja e LDK-së për deputete, Janin Ymeri, ka njoftuar se ka dorëzuar padi për shpifje ndaj zëvendëskryeministrit Glauk Konjufca, lidhur me deklaratat e tij në emisionin “Debat Plus” për çështjen e energjisë elektrike.
Ymeri bëri të ditur se, përmes avokatit Donat Lushaku, ka kërkuar që Konjufca të kërkojë falje publike për deklaratat që i konsideron shpifëse. Në të kundërtën, ajo kërkon kompensim financiar, i cili, sipas saj, do t’i dhurohet shoqatës Down Syndrome Kosova.
Ajo theksoi se kjo është beteja e tretë ligjore që zhvillon ndaj institucioneve ose përfaqësuesve të pushtetit brenda më pak se një viti, pas kallëzimit në Prokurorinë Speciale për çështjen e çmimit të energjisë dhe padisë për shpifje të ngritur ndaj saj nga KEK-u.
“1 njeri kundrejt 1 aparati të tërë shtetëror me 3 beteja ligjore”, shkroi Ymeri në reagimin e saj publik.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
