Haradinaj kërkon nga qeveria e ardhshme që “pika e parë” të jetë gazi amerikan dhe termocentrali i ri

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Daut Haradinaj ka deklaruar se kushdo që e formon qeverinë e ardhshme, sipas tij, do të duhej që pika e parë të jetë rikthimi i projektit amerikan për gazin dhe rikthimi i projektit energjetik të termocentralit të ri.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj theksoi se çdo devijim nga këto dy tema, siç tha ai, lë të kuptohet se i shërben agjendave anti-Kosovë dhe anti-Amerikë.

Kushdo që e formon qeverinë e ardhshme të Kosovës, do të duhej që pika e parë të jetë rikthimi i projektit amerikan për gazin dhe rikthimi i projektit energjetik të termocentralit të ri. Pavarësia energjetike nënkupton edhe zhvillim, edhe siguri kombëtare. Çdo devijim nga këto dy tema lë të kuptohet se i shërben agjendave anti-Kosovë dhe anti-Amerikë”, ka shkruar ai.
Ky reagim i Haradinajt vjen pasi qeveria në detyrë ka refuzuar projektin e gazit amerikan.

Kontrolloni gjithashtu

Mijëra bashkëkombas që jetojnë në Zvicërr po protestojnë në Cyrih kundër vendimit të GJS ndaj drejtuesve të UÇK

Mijëra bashkëkombas që jetojnë në Zvicërr po protestojnë në Cyrih kundër vendimit te Gjykatës Speciale …