Gjatë takimit Ibrahimi e informoi për funksionimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës, rolin dhe aktivitetet e saj si dhe për funksionimin e Komunave në Kosovë.
Njëkohësisht, ai e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale i Këshillit të Evropës i ka ofruar AKK-së dhe Komunave të Kosovës, veçanërisht në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira evropiane lidhur me funksionimin e pushtetit lokal dhe zbatimin e Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale.
Në anën tjetër, Morin ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit me Asociacionin e Komunave të Kosovës në fuqizimin dhe avancimin e qeverisjes lokale në Kosovë.
Bashkëpunimi me Kongresin mbetet i një rëndësie të veçantë për forcimin e demokracisë lokale, avancimin e vetëqeverisjes lokale dhe zhvillimin e kapaciteteve të komunave në Kosovë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
