Haradinaj kërkon nga qeveria e ardhshme që “pika e parë” të jetë gazi amerikan dhe termocentrali i ri

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Daut Haradinaj ka deklaruar se kushdo që e formon qeverinë e ardhshme, sipas tij, do të duhej që pika e parë të jetë rikthimi i projektit amerikan për gazin dhe rikthimi i projektit energjetik të termocentralit të ri.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj theksoi se çdo devijim nga këto dy tema, siç tha ai, lë të kuptohet se i shërben agjendave anti-Kosovë dhe anti-Amerikë.

Kushdo që e formon qeverinë e ardhshme të Kosovës, do të duhej që pika e parë të jetë rikthimi i projektit amerikan për gazin dhe rikthimi i projektit energjetik të termocentralit të ri. Pavarësia energjetike nënkupton edhe zhvillim, edhe siguri kombëtare. Çdo devijim nga këto dy tema lë të kuptohet se i shërben agjendave anti-Kosovë dhe anti-Amerikë”, ka shkruar ai.
Ky reagim i Haradinajt vjen pasi qeveria në detyrë ka refuzuar projektin e gazit amerikan.

Kontrolloni gjithashtu

Taulant Balla

302 milionë dollarë hua për mbrojtjen, Balla e paraqet si “dëshmi besimi” të SHBA-së ndaj Shqipërisë

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e ka cilësuar marrëveshjen për huanë …