Rritje e ndjeshme e pasagjerëve në aeroportin e Tiranës

Aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë po vazhdon me rritjen e madhe të numrit të udhëtarëve. Vetëm në muajin maj, në këtë aerport janë evidentuar mbi 1 milion e 200 mijë pasagjerë.  Sipas drejtorit të këtij aerporti, Ermal Haxhi, gjatë muajit maj janë përpunuar 1 milion e 234 mijë e 500 shtetas dhe 7 mijë e 480 avionë në pikën kufitare të Rinasit. Vetëm brenda 24 orëve të fundit, është regjistruar fluks rekord prej 47 mijë e 358 pasagjerësh dhe 270 avionësh, si tregues i rritjes së ndjeshme të lëvizjeve në fillim të sezonit turistik. Aktualisht në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë funksionojnë 37 sportele dhe E-gate, ndërkohë  po vazhdon instalimi i sistemeve të reja teknologjike për përshpejtimin e procedurave dhe rritjen e sigurisë kufitare.

Kontrolloni gjithashtu

Bajram Begaj: Shqipëria është dhe do të jetë mbështetja juaj e palëkundur, e pakushtëzuar dhe e përjetshme

Gjatë fjalës së tij në shënimin e ditës së clirimit, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj …