Hykmete Bajrami: Nëse tregohet rritja ekonomike prej 5.43 %, duhet të tregohet edhe shkalla e inflacionit që ka shkuar në 7.5 %

Ekspertja e ekonomisë, Hykmete Bajrami ka shfaqur kritikat e saj ndaj raportimit që po bëhet për rritje ekonomike në vendin tonë. Ajo ka shkruar se statistikat e njëanshme nuk pasqyrojnë realitetin në tërësi. Ish ministrja e financave, Hykmete Bajrami ka shkruar se nëse tregohet rritja ekonomike prej 5.43 për qind, duhet të tregohet edhe shkalla e inflacionit që ka shkuar në 7.5 për qind. “Në ekonomi, statistikat e njëanshme nuk e tregojnë realitetin. Rritja ekonomike prej 5.43% nuk mund të shihet e shkëputur nga inflacioni prej 7.5%. Sepse kur çmimet rriten më shumë se të ardhurat fuqia blerëse bie, qytetari nuk e ndjen rritjen, e ndjen shtrenjtimin” ka shkruar ekspertja e ekonomisë, Hykmete Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Shaip Muja i drejtohet Hagës: “Nëse keni fakte, më arrestoni – nuk kam për çfarë të kem frikë”

Ish-deputeti i PDK-së, Dr. Shaip Muja, i është drejtuar me një letër Dhomave të Specializuara …