Mërgim Lushtaku akuzon Qeverinë Kurti për keqmenaxhim: 4.6 milionë euro për largimin e dheut kërkojnë hetim

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka reaguar lidhur me kontratën prej 4.6 milionë eurosh për largimin e dheut në autostradën “Ibrahim Rugova”, duke e cilësuar atë si një çështje që duhet të hetohet nga organet e drejtësisë. Përmes një reagimi publik, Lushtaku ka kritikuar Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, duke thënë se ajo nuk po arrin të mirëmbajë projektet infrastrukturore të ndërtuara ndër vite. Sipas tij, shuma e ndarë për ndërhyrjen në autostradë ngre pikëpyetje serioze dhe kërkon transparencë të plotë institucionale. “4.6 milionë euro kontratë për heqjen e dheut! Ato që PDK-ja i ka ndërtuar ndër vite, këta nuk janë në gjendje as t’i mirëmbajnë. Ndërkohë, kontrata prej 4.6 milionë eurosh vetëm për heqjen e dheut duhet të trajtohet me urgjencë nga Prokuroria”, ka deklaruar Lushtaku. Ai ka shtuar se, pavarësisht kritikave për mënyrën e menaxhimit të situatës, ndërhyrja është e domosdoshme për të parandaluar rrezikimin e jetës së qytetarëve si pasojë e rrëshqitjeve të dheut. Në fund, Lushtaku ka theksuar se qytetarët meritojnë siguri në infrastrukturën rrugore, përgjegjësi institucionale dhe llogaridhënie për mënyrën se si shpenzohen mjetet publike.

Kontrolloni gjithashtu

Supremja pezullon procesin e gradimeve në Policinë e Kosovës

Gjykata Supreme e Kosovës ka vendosur të pezullojë përkohësisht procesin e gradimeve në Policinë e …