Paraqitja e herëpashershme e shkrimeve të Prof. Ahmet Qeriqit na fuqizon dhe na freskon kujtesën për vlerat e së kaluarës sonë, si për ato të largëta, ashtu edhe për ato aktuale.
Shkrimi i Ahmetit për Ukshin Hotin paraqet rrugëtimin e tij nëpër një udhë plot pengesa e përndjekje nga Jugosllavia, por edhe përballjen me kundërshtime të brendshme nga pacifistë të frikësuar, të etur për supremaci dhe pushtet nën hijen e pushtuesit. Pikërisht ashtu siç e përshkruan autori.
Klikat kuislinge dhe vazale e luftuan, e anatemuan dhe e denoncuan Ukshin Hotin te Serbia armike për çdo veprim dhe ide të tij patriotike e kombëtare.
Edhe sot, oligarkët e rinj as nuk janë përpjekur seriozisht që çështjen e Ukshin Hotit, të rrëmbyer dhe të zhdukur me forcë, ta ndërkombëtarizojnë dhe ta ndriçojnë deri në zbardhjen e fatit të tij.
Nuk duan dhe nuk u japin tema studentëve e doktorantëve që të studiojnë dhe të zbërthejnë filozofinë politike dhe çlirimtare të Ukshin Hotit.
Si duket, edhe pas vdekjes së tij, heroizmi i Ukshinit vazhdon t’i pengojë; shkëlqimi ndriçues i dijes së tij vazhdon t’i verbojë miopët shqipfolës.
Lavdi heroit, dijetarit dhe arkitektit të shtetit të pavarur të Kosovës, ashtu siç e konceptoi, e projektoi dhe e përfytyroi Ukshin Hoti.
Respekt për të pavdekshmin, çlirimtarin dhe shkrimtarin, profesor Ahmet Qeriqin.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
