Me rastin e 83-vjetorit të lindjes së intelektualit, veprimtarit dhe mendimtarit të shquar shqiptar, Ukshin Hoti, në Kompleksin Muzeor “Ukshin Hoti” në Krushë të Madhe do të organizohet një ceremoni përkujtimore dhe nderuese, ku do të jepet dekorata me emrin e tij.
Ngjarja mbahet të mërkurën, më 17 qershor 2026, duke filluar nga ora 20:00, dhe synon të kujtojë jetën, veprën dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Ukshin Hotit në përpjekjet për liri, demokraci dhe avancimin e çështjes kombëtare shqiptare.
Në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë personalitete të jetës institucionale, akademike, kulturore dhe qytetarë të shumtë nga të gjitha trevat shqiptare, të cilët do të nderojnë figurën e njërit prej mendjeve më të ndritura të historisë bashkëkohore shqiptare.
Dekorata “Ukshin Hoti” jepet si shenjë vlerësimi për individë dhe personalitete që kanë kontribuar në promovimin e vlerave kombëtare, lirisë, demokracisë dhe mendimit intelektual, duke mbajtur gjallë idealet për të cilat u angazhua Ukshin Hoti.
Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe në këtë ngjarje përkujtimore, e cila përveçse nderon një figurë emblematike të kombit, shërben edhe si moment reflektimi mbi trashëgiminë e tij politike, intelektuale dhe atdhetare.
Ceremonia do të zhvillohet në Kompleksin Muzeor “Ukshin Hoti” në Krushë të Madhe, vend që tashmë është shndërruar në një pikë të rëndësishme të kujtesës historike dhe kombëtare kushtuar jetës dhe veprës së tij.