Ekspertët paralajmërojnë pasoja nëse Kosova refuzon gazin amerikan: Rrezikohen investimet, siguria energjetike dhe raportet me SHBA-në

Ngurrimi i institucioneve të Kosovës për t’iu bashkuar projekteve amerikane të gazit të lëngshëm natyror po nxit debate të forta mbi pasojat që një vendim refuzues mund të ketë për ekonominë, sigurinë energjetike dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Teksa Qeveria në detyrë e kryeministrit Albin Kurti nuk ka bërë të ditur ende një qëndrim përfundimtar, ekspertë të politikës së jashtme dhe energjisë vlerësojnë se mosangazhimi në këtë nismë mund ta lërë Kosovën jashtë investimeve strategjike rajonale dhe t’ia kufizojë alternativat për furnizim me energji. Sipas ekspertit të politikës së jashtme dhe sigurisë, Adrian Shtuni, Kosova nuk e ka luksin të refuzojë një projekt të tillë, pasi kjo do ta izolonte në aspektin energjetik pikërisht në një periudhë kur tregjet globale po përballen me pasiguri dhe rritje të çmimeve për shkak të tensioneve gjeopolitike. Ekspertët paralajmërojnë gjithashtu se refuzimi i projektit mund të ndikojë negativisht edhe në marrëdhëniet me SHBA-në. Shtuni kujton se në vitin 2021 Kosova refuzoi një projekt prej rreth 200 milionë dollarësh për infrastrukturën e gazit, të financuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit, ndërsa një refuzim i ri do të interpretohej si mungesë gatishmërie për bashkëpunim në një sektor që Uashingtoni e konsideron strategjik.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Basri Canolli – Shpendi, ishte luftëtar i dalluar i Ushtrisë Çlirimtare, djalë i një familjeje atdhetare

Basri Canolli – Shpendi, ishte luftëtar i dalluar i Ushtrisë Çlirimtare, djalë i një familjeje …