Parlamenti Evropian alarmon për korrupsionin në Kosovë: Kërkon reforma urgjente dhe forcim të luftës kundër abuzimeve

Parlamenti Evropian ka shprehur shqetësim të thellë për nivelin e korrupsionit në Kosova, duke vlerësuar se kjo dukuri vazhdon të jetë një problem sistemik që dëmton funksionimin e institucioneve publike dhe cenon besimin e qytetarëve. Në raportin e miratuar më 17 qershor, eurodeputetët theksojnë se progresi në luftën kundër korrupsionit mbetet i pamjaftueshëm, ndërsa mungojnë rezultatet konkrete në zbatimin e reformave të premtuara. Raporti evidenton se korrupsioni vazhdon të pengojë forcimin e shtetit ligjor dhe kërkon angazhim më të madh institucional për ta luftuar këtë fenomen në mënyrë efektive. Një nga gjetjet kryesore të raportit është edhe rënia e Kosovës në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2025, ku vendi renditet i 76-ti nga 182 shtete dhe territore, tre pozita më poshtë krahasuar me një vit më parë. Sipas eurodeputetëve, ky zhvillim përfaqëson një regres shqetësues, megjithëse Kosova vazhdon të renditet më mirë se disa vende të rajonit. Parlamenti Evropian u bën thirrje institucioneve të Kosovës të ndërmarrin pa vonesë masa konkrete për parandalimin, hetimin dhe ndjekjen penale të rasteve të korrupsionit. Raporti për Kosovën u miratua në Parlamentin Evropian me 412 vota pro, 174 kundër dhe 58 abstenime.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Basri Canolli – Shpendi, ishte luftëtar i dalluar i Ushtrisë Çlirimtare, djalë i një familjeje atdhetare

Basri Canolli – Shpendi, ishte luftëtar i dalluar i Ushtrisë Çlirimtare, djalë i një familjeje …