Adil Behrami: Sulmet ndaj Drenicës dhe UÇK-së synojnë të ndikojnë në epilogun politik të procesit në Hagë

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti se po zhvillojnë një fushatë të qëllimshme kundër Drenicës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke pretenduar se kjo lidhet drejtpërdrejt me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Sipas Behramit, kjo qasje ka dy objektiva kryesore: në rast të një vendimi dënues ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, të krijohet një klimë që do ta lehtësonte pranimin e verdiktit dhe do të zbehte reagimin qytetar; ndërsa, në rast të një vendimi lirues, të ndërtohet një ambient politik që do ta vështirësonte rikthimin e tyre në jetën politike. “Përpjekja ka vetëm një problem. Edhe shtete të ndryshme në rajon kanë investuar më herët në përçarjen e shqiptarëve dhe në ndarjet krahinore, por kanë dështuar. Edhe kjo përpjekje do të dështojë”, ka shkruar Behrami në një postim në Facebook. Ai ka vlerësuar se çdo tentativë për të nxitur ndasi mes shqiptarëve nuk do të ketë sukses, duke theksuar se përvoja ka dëshmuar se përpjekje të tilla kanë dështuar edhe në të kaluarën.

Kontrolloni gjithashtu

Valdete Daka

Valdete Daka: Pa dialog politik, Kosova rrezikon zgjedhje të njëpasnjëshme dhe bllokadë të pafund institucionale

Ish-kryetarja e Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka bërë thirrje për dialog dhe kompromis …