Tema të tjera...
Jusuf Azemi: Mijëra punëtorë pa 100 eurot e premtuara, kritikohet mënyra e ndarjes së ndihmës
19/06/2026
Ish-ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shprehur shqetësim për gjendjen e shqiptarëve në vend pas ardhjes në pushtet të kryeministrit Hristijan Mickoski, duke e lidhur situatën me përkeqësim të standardeve të barazisë dhe përfaqësimit. Në një reagim publik, Osmani ka renditur disa zhvillime që, sipas tij, ndikojnë negativisht në të drejtat e shqiptarëve dhe në rrugën euroatlantike të vendit. Ai ka përmendur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për anulimin e emërtimeve shqip në Tetovë dhe rikthimin e emrave të mëparshëm, si dhe diskutimet në parlament për ndryshime ligjore që, sipas tij, cenojnë parimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Osmani gjithashtu ka theksuar paralajmërimet e Parlamentit Evropian lidhur me rrezikun e ndikimeve të jashtme në vend dhe nevojën për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, si në frymë ashtu edhe në shkronjë. Sipas tij, institucionet në Maqedoninë e Veriut po përballen me keqmenaxhim dhe dobësim të funksionimit, gjë që, sipas Osmani, rrezikon stabilitetin institucional dhe barazinë ndëretnike në vend.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
