Tema të tjera...
Jusuf Azemi: Mijëra punëtorë pa 100 eurot e premtuara, kritikohet mënyra e ndarjes së ndihmës
19/06/2026
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar rinumërimin e 185 vendvotimeve të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit, të cilat u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se institucioni është teknikisht i gatshëm për shpalljen e rezultateve përfundimtare, por fillimisht duhet të pritet afati ligjor prej 48 orësh për paraqitjen e ankesave eventuale nga subjektet politike. Sipas tij, ky afat ka nisur nga ora 12:00 e së premtes, ndërsa çdo ankesë e mundshme do të shqyrtohet nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe më pas nga Gjykata Supreme. Rinumërimi është realizuar me vendim të KQZ-së për të garantuar saktësinë e procesit zgjedhor dhe për të adresuar parregullsitë eventuale. Pas përfundimit të tij, do të përpilohet edhe një raport i detajuar me gjetjet. Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 42.96% të votave, duke siguruar 53 mandate në Kuvendin e Kosovës. Partia Demokratike e Kosovës ka fituar 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 18, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shtatë mandate. Në Kuvend janë përfshirë edhe ulëset e rezervuara për komunitetet, ku Lista Serbe ka fituar nëntë nga dhjetë mandatet për komunitetin serb. Pas certifikimit të rezultateve, pritet që të nisë procesi i konstituimit të Kuvendit, formimit të Qeverisë dhe zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
