Rozeta Hajdari: 48 biznese janë të regjistruara në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës me emërtime kundërkushtetuese

Auditimi nxjerr në pah shkelje në Ministrinë e Rozeta Hajdarit: 29 pozita të mbajtura me ushtrues detyre dhe parregullsi në prokurim

Zyra Kombëtare e Auditimit ka identifikuar një sërë parregullsish në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, e cila gjatë periudhës së auditimit udhëhiqej nga ish-ministrja Rozeta Hajdari. Sipas raportit, ministria kishte mbajtur 29 pozita me ushtrues detyre ose zëvendësues, ndërsa në tri raste zyrtarët kishin ushtruar funksionin për më shumë se dy vjet, në kundërshtim me Ligjin për Zyrtarët Publikë. Auditimi gjeti se këto pozita ishin mbajtur për një periudhë prej 30 deri në 36 muaj, tej afatit maksimal të lejuar me ligj. ZKA vlerëson gjithashtu se vendimet për emërimin e këtyre zyrtarëve ishin bazuar në legjislacion të shfuqizuar dhe nuk ishin harmonizuar me ndryshimet e reja ligjore. Raporti evidenton edhe shkelje në fushën e prokurimit publik. Sipas auditorëve, MINT nuk e ka përdorur modulin për menaxhimin e kontratave në sistemin elektronik të prokurimit, ndonëse kjo është një kërkesë e qartë e Rregullores së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik. Moszbatimi i këtij sistemi, sipas ZKA-së, lidhet me anashkalimin e detyrimeve ligjore dhe mungesën e njohurive e trajnimeve për përdorimin e platformës. Sipas aktakuzës, Hajdari, bashkë me dy zyrtarë të ministrisë, dyshohet se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare gjatë furnizimit me rezerva shtetërore në vitin 2022, duke i shkaktuar buxhetit të Kosovës një dëm të pretenduar prej rreth 3 milionë eurosh. /nacionale/

Kontrolloni gjithashtu

NATO ia bën të qartë Kosovës: FSK-ja nuk mund të dislokohet në Veri pa miratimin e KFOR-it

Një zyrtar i NATO-s, ka bërë të qartë se procesi i optimizimit të forcave të …