Berat Rukiqi

LDK vendos vijë të kuqe për koalicionet: Pa gazin amerikan, nuk ka marrëveshje për qeverinë

Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka bërë të ditur se pranimi i projektit të gazit amerikan është kusht i panegociueshëm për çdo marrëveshje politike që do të çojë në krijimin e institucioneve të reja të Kosovës. Rukiqi tha se LDK e ka shndërruar këtë çështje në një “vijë të kuqe”, duke e krahasuar me qëndrimin e partisë ndaj bashkëpunimit me Listën Serbe. “Ne e kemi si pozicion zyrtar dhe politik se në çdo lloj marrëveshjeje për krijimin e institucioneve të reja ku përfshihet LDK, kemi një kërkesë të panegociueshme. Ashtu siç kemi vijë të kuqe për Listën Serbe, në anën tjetër vijë e kuqe është çështja e gazit. Kusht i çdo bashkëpunimi institucional është pranimi i gazit amerikan”, deklaroi Rukiqi. Me këtë qëndrim, LDK sinjalizon se projekti i gazit amerikan do të jetë një nga kushtet themelore në negociatat e mundshme për formimin e qeverisë pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadorët francez dhe austriak shmangin komentet për aktgjykimin ndaj krerëve të UÇK-së

Pas aktgjykimit dënues të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, ambasadorët …