Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Amerika e bëri Perëndimin më të fortë, Kosova fitoi sepse zgjodhi aleancën me SHBA-në

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka bërë të ditur se ka marrë ftesë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara për të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 250-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tahiri e cilësoi Amerikën si fuqinë udhëheqëse botërore, duke vlerësuar rolin e saj në forcimin e Perëndimit dhe ndikimin në zhvillimet kryesore gjeopolitike. Sipas saj, SHBA-ja ka arritur marrëveshje historike që kanë ndikuar në paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, ka ndihmuar Evropën të zvogëlojë varësinë nga gazi rus përmes furnizimit me gaz amerikan dhe ka dobësuar, sipas saj, bllokun anti-perëndimor BRICS. Tahiri rikujtoi gjithashtu aleancën strategjike mes Kosovës dhe SHBA-së, të vendosur në vitin 1992, duke theksuar se mbështetja amerikane ka qenë vendimtare në procesin e çlirimit, shtetndërtimit dhe konsolidimit të shtetit të Kosovës. Ajo shtoi se udhëheqja e atëhershme e lëvizjes për liri dhe pavarësi kishte zgjedhur një orientim të qartë pro-amerikan, duke fituar besimin dhe mbështetjen e Uashingtonit, ndërsa vlerësoi se kjo aleancë vazhdon të mbetet një nga shtyllat kryesore të sigurisë dhe sovranitetit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ekipi i Përparim Ramës, ka denoncuar kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia, për vjedhje të projekteve

Përparim Rama i vetëm përballë sulmeve të VV-së, heshtja e LDK-së ngre pikëpyetje

Java që po lëmë pas është shoqëruar me një përplasje të ashpër politike mes kryetarit …