Artan Behrami: Çdo vonesë e institucioneve i shërben vetëm Albin Kurtit, jo Kosovës

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka kundërshtuar mundësinë që Kuvendi të hyjë në pushimin vjetor pa u përmbyllur procesi i konstituimit të institucioneve, duke e cilësuar një skenar të papranueshëm. Përmes një reagimi publik, Behrami ka theksuar se Kuvendi nuk duhet të ndërpresë punën derisa të përfundojë krijimi i institucioneve të reja, duke argumentuar se çdo zvarritje i shkon për shtat vetëm kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Sipas tij, Kurti synon që zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbahen më 27 dhjetor, prandaj, sipas Behramit, vonesat në konstituimin e institucioneve janë pjesë e një interesi politik dhe jo shtetëror. “Çdo shtyrje e krijimit të institucioneve është interes vetëm i Kurtit – assesi i Kosovës”, ka deklaruar Behrami, duke bërë thirrje që procesi i formimit të institucioneve të mos vonohet më tej.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama mirëpret ambasadorin e ri amerikan, Eric Wendt

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka zhvilluar takimin e parë të mirëseardhjes me ambasadorin e ri …