Komiteti për Politikë dhe Financa shqyrtoi Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

Nën kryesimin e kryetarit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, është mbajtur mbledhja e pestë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF). Në këtë mbledhje mori pjesë edhe zëvendëskryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu.

Anëtarët e KPF-së shqyrtuan dhe diskutuan pikat e parapara në rendin e ditës, të cilat do t’i procedohen për shqyrtim Kuvendit Komunal.

Gjatë mbledhjes u shqyrtua dhe u miratua propozim-vendimi për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) të Komunës së Vitisë për periudhën 2027-2029. Këtë pikë e prezantoi drejtoresha për Buxhet dhe Financa Milihate Ajeti.

Po ashtu, u shqyrtua dhe u miratua propozim-vendimi për themelimin e grupit punues për hartimin e planit vjetor të punës së Kuvendit të Komunës së Vitisë për vitin 2027.

Në këtë mbledhje u shqyrtua dhe u miratua edhe propozim-vendimi për ndryshim plotësim te vendimit për ndarjen e parcelës kadastrale në pronë komunale, sipas vendimit nr. 01-110/05-487 të datës 04.05.2026.

Pas diskutimeve, Komiteti për Politikë dhe Financa rekomandoi që këto pika të procedohen për shqyrtim dhe vendimmarrje në mbledhjen e radhës së Kuvendit Komunal të Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Hapet konsultimi publik për plotësim-ndryshimin e Rregullores së Taksës Komunale

Në sallën e Kuvendit Komunal të Ferizajt, këtë të premte u mbajt konsultimi publik lidhur …