Shqipëria siguron hua 302 milionë dollarëshe nga SHBA për modernizimin e ushtrisë

Qeveria e Shqipërisë ka miratuar në parim një marrëveshje huaje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vlerë prej 302 milionë dollarësh, e cila do të shërbejë për financimin e projekteve të mbrojtjes dhe modernizimit të Forcave të Armatosura. Marrëveshja do të nënshkruhet ndërmjet Ministrisë së Financave të Shqipërisë dhe Agjencisë Amerikane të Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA), në kuadër të programit amerikan të Financimit të Jashtëm Ushtarak (Foreign Military Financing – FMF). Sipas vendimit të miratuar nga Këshilli i Ministrave, bëhet fjalë për një hua direkte në shumën totale prej 302 milionë dollarësh amerikanë, e destinuar për investime në fushën e mbrojtjes, në përputhje me programet e financuara përmes FMF-së. Në vendimin e qeverisë thuhet se është miratuar, në parim, marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuara nga Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA), për realizimin e kësaj huaje. Ky financim pritet të forcojë kapacitetet mbrojtëse të Shqipërisë dhe të mbështesë procesin e modernizimit të ushtrisë, në përputhje me angazhimet e vendit si anëtar i NATO-s.

Kontrolloni gjithashtu

Ekipi i Përparim Ramës, ka denoncuar kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia, për vjedhje të projekteve

Përparim Rama i vetëm përballë sulmeve të VV-së, heshtja e LDK-së ngre pikëpyetje

Java që po lëmë pas është shoqëruar me një përplasje të ashpër politike mes kryetarit …