Një zyrtar i NATO-s, ka bërë të qartë se procesi i optimizimit të forcave të KFOR-it në Kosovë nuk ndryshon marrëveshjet ekzistuese me institucionet e Kosovës, duke ritheksuar se dislokimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri mbetet i kushtëzuar. Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, zyrtari i NATO-s tha se vendosja e FSK-së në veri të Kosovës vazhdon të kërkojë miratimin paraprak të Komandantit të KFOR-it, në përputhje me marrëveshjet në fuqi. “Procesi i optimizimit nuk prek marrëveshjet ekzistuese të bashkëpunimit me Kosovën. Dislokimi i FSK-së në Veri mbetet i kushtëzuar nga marrëveshjet aktuale dhe miratimi paraprak i Komandantit të KFOR-it”, ka deklaruar zyrtari i NATO-s për REL. Deklarata vjen mes diskutimeve për ristrukturimin e pranisë së KFOR-it në Kosovë, ndërsa Aleanca ka theksuar se ndryshimet organizative nuk prekin mekanizmat ekzistues të sigurisë dhe koordinimit me institucionet e Kosovës.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
