Fitim Selimi: Kosova nuk duhet të bëhet pjesë e zhvillimeve politike në Shqipëri

Analisti politik Fitim Selimi ka vlerësuar se Kosova duhet të qëndrojë larg zhvillimeve politike të brendshme në Shqipëri, duke theksuar se rrugëtimi politik i shtetit shqiptar duhet të përcaktohet ekskluzivisht nga qytetarët e tij. Sipas tij, ndërhyrja ose rreshtimi në debatet politike në Shqipëri nuk i shërben asnjërës palë dhe mund të dëmtojë marrëdhëniet vëllazërore mes dy vendeve. Përmes një reagimi publik, analisti politik Fitim Selimi është shprehur se Kosova nuk duhet të ndikojë në asnjë mënyrë në zhvillimet politike në Shqipëri, duke theksuar se qytetarët shqiptarë janë të vetmit që duhet të vendosin për të ardhmen politike të vendit të tyre.

Ai ka theksuar se, ashtu si Kosova nuk do të pranonte ndërhyrje në proceset e saj politike, edhe Shqipërisë duhet t’i respektohet e drejta për të zhvilluar në mënyrë të pavarur proceset demokratike. “Nuk duhet të bëhemi pjesë e betejave politike në Shqipëri, duke mbajtur anë apo duke u rreshtuar pas grupeve dhe interesave të caktuara. Kjo nuk i shërben as Shqipërisë, as Kosovës dhe as marrëdhënieve vëllazërore ndërmjet nesh”, ka shkruar Selimi. Ai ka shtuar se shqiptarët janë një komb dhe se dashuria për Shqipërinë nuk dëshmohet përmes përfshirjes në zgjedhjet apo debatet e saj të brendshme, por duke respektuar vullnetin e qytetarëve të saj. Sipas Selimit, situata do të ishte ndryshe vetëm në rast se Shqipëria do të përballej me kërcënime nga faktorë të jashtëm. Në një rast të tillë, ai thekson se Kosova ka obligim historik dhe kombëtar të qëndrojë përkrah saj në mbrojtje të interesave të përbashkëta. Në fund, analisti politik nënvizoi se Shqipëria dhe Kosova, ndonëse një komb, kanë institucione dhe sfida të ndryshme, duke theksuar se Kosova duhet të përqendrohet në zgjidhjen e problemeve të veta, ndërsa zhvillimet politike në Shqipëri t’u lihen në dorë qytetarëve të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Alarm për Kurtin nga aleatët: Perëndimi ia tërheq vërejtjen për Veriun, shtohen dyshimet për kursin e Qeverisë

Shtetet e QUINT-it, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe EULEX-i kanë kërkuar që Forca …