Kryetari Latifi mbajti takimin e parë publik me qytetarë për gjashtëmujorin e parë të këtij viti

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka mbajtur takimin e parë publik me qytetarë për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale dhe Rregulloren për Transparencë.

Në këtë takim, ku morën pjesë qytetarë, përfaqësues të fshatrave, përfaqësues të shkollave dhe shoqërisë civile, Kryetari i Komunës Smajl Latifi prezantoi:

Raportin e punës për periudhën janar–qershor 2026.

Listën e aktiviteteve dhe projekteve kryesore të realizuara gjatë këtij 6-mujori.

Pas prezantimit, u zhvillua një bashkëbisedim i hapur ku qytetarët parashtruan pyetje dhe kërkesa për projektet që prekin komunitetin e tyre, duke marrë përgjigje të drejtpërdrejta nga kryetari dhe drejtorët e drejtorive komunale.

Procesverbali i plotë i takimit, me të gjitha pyetjet dhe përgjigjet, do të publikohet së shpejti në ueb-faqen zyrtare të Komunës së Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa shqyrtoi Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

Nën kryesimin e kryetarit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, është mbajtur mbledhja e …