U mbajt dialogu lokal për diskutimin e shërbimeve të riintegrimit për të mbijetuarit e dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje

Në Komunën e Skenderajt, u mbajt dialogu lokal për diskutimin e shërbimeve të riintegrimit për të mbijetuarit e dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje, në bashkëpunim me OSBE-në.

Gjatë takimit u diskutuan sfidat me të cilat përballen viktimat pas largimit nga strehimoret, si vështirësitë ekonomike, sociale, psikologjike dhe nevoja për mbështetje ligjore e institucionale. U theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe e fuqizimit të mekanizmave lokalë për të siguruar riintegrim të qëndrueshëm.

Në këte dialog ishin të përfshirë Përfaqësues të Zyres Komunale për Barazi Gjinore, zyrtarë nga Qendra për Punë Sociale si dhe përfaqësues nga OSBE.

Si rekomandime kryesore u propozuan rritja e trajnimeve profesionale, ofrimi i mbështetjes psikologjike dhe sociale, zhvillimi i programeve edukative, fuqizimi ekonomik i viktimave, sigurimi i banimit social dhe përforcimi i kapaciteteve të mekanizmit koordinues komunal. Takimi përfundoi me dakordimin se mbështetja për viktimat duhet të jetë e vazhdueshme dhe e koordinuar për të mundësuar riintegrimin e tyre të suksesshëm në shoqëri

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa shqyrtoi Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

Nën kryesimin e kryetarit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, është mbajtur mbledhja e …