Në Skenderaj është mbajtur mbledhja e dytë e Komitetit për Politikë dhe Financa

Në sallën e bordit të drejtorëve është mbajtur mbledhja e dytë e Komitetit për Politikë dhe Financa të Komunës së Skenderajt, e udhëhequr nga Kryesuesja znj. Adelina Spahiu-Alija.

Në mbledhje morën pjesë drejtorët e drejtorive si dhe anëtaret e komitetit, ku u diskutuan këto pika të rendit të ditës:

1. Fjala hyrëse

2. Miratimi i rendit të ditës

3. Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar

4.Shqyrtimi i Kornizës Afatmesme të Buxhetit 2027-2029 dhe Raporti mbi ecurinë e dëgjimeve buxhetore për KAB-in

5. Raporti vjetor i punës i Ndërmarrjes Publike Lokale “Eko Natyra” për vitin 2025 (pikë shtesë)

5. Të ndryshme

Të gjitha pikat e rendit të ditës u miratuan me shumicë votash, duke kaluar për miratim në Kuvendin Komunal.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për qytetarët e Bellacerkës dhe Ratkocit

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Agjencia Kadastrale e Kosovës, përmes kompanisë GEOCAD Group SH.P.K., …