Besa Ismaili-Ahmeti: Qeveria Kurti 3 po ndjek politika kontradiktore në sektorin e energjisë

Deputetja Besa Ismaili-Ahmeti ka kritikuar Qeverinë Kurti 3 për, siç e cilëson ajo, qasje kontradiktore në politikën energjetike dhe raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përmes një reagimi publik, Ismaili-Ahmeti tha se një qeveri serioze nuk duhet të kërkojë mbështetje nga ambasadat për hartimin e politikave energjetike, ndërsa njëkohësisht të promovojë diskursin e sovranitetit para qytetarëve. Sipas saj, qeveria ka refuzuar përfshirjen e Kosovës në projektin rajonal amerikan të gazit të lëngshëm natyror, të cilin e konsideron një nismë strategjike për forcimin e sigurisë energjetike, diversifikimin e burimeve të furnizimit dhe integrimin e vendit në korridoret moderne energjetike të rajonit. Në të njëjtën kohë, ajo pretendon se ekzekutivi po kërkon mbështetje nga administrata amerikane për ekspertizë, asistencë teknike dhe investime në projekte që lidhen me gazifikimin e thëngjillit. “Pra, në emër të ‘vetëvendosjes’ refuzohet një projekt strategjik amerikan, ndërsa më pas kërkohet mbështetja amerikane për një projekt tjetër. Kjo nuk është as sovranitet, as konsistencë. Kjo është kontradiktë dhe dyfytyrësi”, shkroi Ismaili-Ahmeti. Ajo vlerësoi se Kosova ka nevojë për një strategji energjetike afatgjatë, të qëndrueshme dhe të koordinuar me aleatët strategjikë, duke shtuar se politikat energjetike nuk duhet të udhëhiqen nga improvizimet politike

Kontrolloni gjithashtu

Reduktimi i KFOR-it, Evropa përgatitet të forcojë praninë ushtarake në Kosovë

Reduktimi i planifikuar i pranisë së forcave të NATO-s në Kosovë ka nxitur aleatët evropianë …