OVL e UÇK-së reagon ndaj protestave në Tiranë: Mos i keqpërdorni simbolet e luftës për qëllime politike

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së u ka bërë thirrje organizatorëve dhe pjesëmarrësve të protestës disaditore në Tiranë që të mos keqpërdorin simbolet e UÇK-së për qëllime politike, duke theksuar se lufta çlirimtare nuk mund të shërbejë si instrument i agjendave partiake apo interesave personale. Përmes një reagimi publik, OVL e UÇK-së ka shprehur shqetësimin për, siç thuhet, përpjekjet e vazhdueshme për manipulim politik dhe instrumentalizim të simboleve të UÇK-së gjatë protestës në kryeqytetin shqiptar. Sipas organizatës, është e papranueshme që në emër të UÇK-së të paraqiten individë apo grupe që, sipas saj, ndër vite kanë tentuar ta zbehin dhe ta devijojnë vlerën e luftës çlirimtare. OVL e UÇK-së rithekson se kauza e UÇK-së nuk është dhe nuk mund të jetë pjesë e asnjë agjende politike të ditës, duke kërkuar nga organizatorët e protestës që të garantojnë integritetin e saj dhe të mos lejojnë manipulime apo vetëdeklarime të rreme në emër të ish-ushtarëve dhe veteranëve të UÇK-së. Në fund të reagimit, Organizata e Veteranëve thekson se UÇK-ja është pjesë e historisë së lirisë dhe sakrificës së popullit shqiptar dhe se simbolet e saj duhet të trajtohen me respekt, e jo të përdoren për përfitime politike.

Kontrolloni gjithashtu

YIHR: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës – Reçaku, Srebrenica dhe Sarajeva ende objekt i revizionizmit shtetëror

Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Beograd ka ngritur alarmin se …