Fatmir Limaj mbron figurën e Tahir Sinanit: Mos i prekni themelet e lirisë për përplasje politike

Kryetari i Nisma-s, Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar në mbrojtje të figurës së Heroit të Kombit, Tahir Sinani, duke bërë thirrje që vlerat e luftës çlirimtare të mos përdoren për interesa dhe përplasje të përditshme politike. Përmes një postimi të shoqëruar me një video nga koha e luftës, ku shfaqet së bashku me Tahir Sinanin, Limaj e cilësoi heroin e kombit si një nga figurat themelore të lirisë së Kosovës dhe të kombit shqiptar. “Mos prekni themelet e lirisë për interesa e përplasje ditore. Tahir Sinani, i kthyer në frymëzim dhe simbol të qëndresës për çdo luftëtar të UÇK-së, është në themel të lirisë së kombit tonë”, ka shkruar Limaj. Ai theksoi se Sinani e ka shkruar me gjak historinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe se emri i tij mbetet i gdhendur në kujtesën kombëtare. Në fund të reagimit, Limaj ka shprehur nderime për Tahir Sinanin dhe të gjithë dëshmorët që ranë për lirinë e shqiptarëve, duke theksuar se sakrifica e tyre duhet të mbetet mbi debatet dhe interesat politike të ditës.

Kontrolloni gjithashtu

Pal Lekaj: AAK-ja nuk do të jetë pjesë e qeverisë Kurti

Ish deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit të partisë së tij …