Kandidati për kryetar të Maqedonisë, Bujar Osmani, ka prezantuar platformën prej 10 pikave për zgjedhjet e 24 prillit

Bujar Osmani: Marrëveshja e Ohrit mbetet shtyllë e stabilitetit dhe integrimit euroatlantik

Ish-ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka komentuar vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të vazhduar gjendjen e jashtëzakonshme kombëtare për Ballkanin Perëndimor, duke theksuar rëndësinë e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit për stabilitetin rajonal. Përmes një reagimi publik, Osmani ka vlerësuar se vendimi amerikan riafirmon që çdo përpjekje për të minuar Marrëveshjen e Ohrit vazhdon të konsiderohet kërcënim për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon. Ai ka theksuar se, në një periudhë kur po shfaqen tendenca për të zbehur frymën dhe dispozitat e kësaj marrëveshjeje, qëndrimi i SHBA-së shërben si një mesazh i qartë për rëndësinë e ruajtjes së saj. Sipas Osmanit, Marrëveshja Kornizë e Ohrit nuk duhet parë si pjesë e debatit të përditshëm politik, por si një nga themelet kryesore të stabilitetit të Maqedonisë së Veriut dhe të rrugëtimit të saj drejt integrimit euroatlantik. “Ohri nuk i përket vetëm të kaluarës, por përfaqëson të ardhmen e vendit dhe të bashkëjetesës ndëretnike”, ka theksuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Batuta e Ramës në konferencën për Ukrainën ngjall të qeshura dhe duartrokitje në Poloni

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve me një batutë në …