Anna Di Lellio: Mungesa e transparencës në Hagë ngre pikëpyetje për besueshmërinë e procesit

Ish-gazetarja italiane dhe ish-pjesëtarja e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovën e pasluftës, Anna Di Lellio, ka ndarë qëndrimet e saj mbi funksionimin e gjykatën speciale në Hagë, duke vënë në pah shqetësime lidhur me transparencën dhe standardet e trajtimit të provave. Di Lellio, bashkautore e Lidhja më e fuqishme së bashku me gazetaren Garentina Kraja, ka paraqitur reflektimet e saj në kuadër të konferencës “Urat e Kujtimit”, e cila trajtoi çështje të drejtësisë tranzicionale dhe procesit të pajtimit në Kosovë. Ajo u ndal veçanërisht te proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke theksuar se diskutimet e ekspertëve të drejtësisë kanë nxjerrë në pah kritika për mungesën e transparencës dhe praktikat që lidhen me mbledhjen dhe vlerësimin e provave. “Në konferencën ‘Urat e Kujtimit’ zhvillohej një diskutim mbi gjykatën speciale nga ekspertë të drejtësisë, ku më bëri përshtypje kritika ndaj mungesës së transparencës dhe praktikave të dobëta të mbledhjes dhe vlerësimit të provave”, ka deklaruar Di Lellio. Sipas saj, debati për pajtimin dhe drejtësinë tranzicionale duhet të nisë nga pyetjet themelore mbi atë se kush përfshihet në këtë proces dhe cili është qëllimi përfundimtar i tij. “Megjithëse historianët dhe gjyqtarët duhet të lidhin me kujdes dëshmitë me provat materiale, logjika e gabuar gjyqësore e bazuar në prova rrethanore, ndryshe nga gabimet historike që mund të korrigjohen, ka pasoja veçanërisht shkatërruese për njerëzit e pafajshëm dhe për vetë drejtësinë”, ka theksuar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Ministria e Mbrojtjes: Kosova nuk merr pjesë në samitet e NATO-s pa statusin e anëtarit ose partnerit

Ministria e Mbrojtjes ka sqaruar se Kosova nuk është ftuar në Samitin e NATO-s që …