ASK publikon për herë të parë parashikimet e popullsisë dhe profilin e komunave

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka prezantuar dy publikime të reja të bazuara në Regjistrimin e Popullsisë 2024, duke publikuar për herë të parë parashikimet e popullsisë dhe profilet e komunave.Sipas ASK-së, parashikimet ofrojnë një pasqyrë të ndryshimeve të pritshme demografike në vitet e ardhshme, ndërsa profilet e komunave krahasojnë zhvillimet në secilën komunë mes viteve 2011 dhe 2024, duke shërbyer si bazë për planifikimin e politikave publike. Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Agon Batusha, tha se këto statistika do t’u Ndërkaq, eksperti ndërkombëtar Eduardo Jongstra vlerësoi besueshmërinë e të dhënave, duke theksuar se ato pasqyrojnë me saktësi ndryshimet demografike, ekonomike dhe sociale që kanë ndodhur ndërmjet viteve 2011 dhe 2024. Në kuadër të këtyre publikimeve, ASK ka përgatitur gjithsej 56 raporte të bazuara në rezultatet e Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave 2024.

Kontrolloni gjithashtu

Richard Grenell: Hashim Thaçi është i pafajshëm, pse po vonohet vendimi?

Ish-emisari i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pas vendimit …