Sergei Lavrov: Paqja në Ballkan arrihet vetëm me dënimin e Hashim Thaçit

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka komentuar procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë. Në një deklaratë publike, Lavrov pretendoi se paqja në Ballkan mund të arrihet vetëm nëse ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dënohet nga Gjykata Speciale, duke përsëritur qëndrimin zyrtar të Moskës ndaj UÇK-së. Deklarata e shefit të diplomacisë ruse vjen në një kohë kur pritet shpallja e aktgjykimit në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila është caktuar për 16 shtator. Rusia vazhdimisht ka mbajtur një qëndrim kritik ndaj Kosovës dhe institucioneve të saj, ndërsa deklarata e fundit e Lavrovit pritet të nxisë reagime në skenën politike.

Kontrolloni gjithashtu

Dhuna ndaj femrave

Edhe një grua rreth 30 vjeçe u vra të premten e bashkë me të edhe vëllai i saj

Edhe një grua rreth 30 vjeçe u vra të premten në Gjilan nga personi që …