Bedri Hamza uron 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Aleancë e përjetshme, mirënjohje për aleatin tonë më të madh

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë, duke vlerësuar rolin e SHBA-së si aleati më i madh i Kosovës. Hamza theksoi se miqësia me Shtetet e Bashkuara është pjesë e identitetit shtetëror të Kosovës dhe dëshmi se vlerat e lirisë, demokracisë dhe partneritetit ndërtojnë bashkëpunim të qëndrueshëm. “Aleancë e përjetshme. Mirënjohje e përhershme për aleatin tonë më të madh, simbolin e lirisë në mbarë botën. Gëzuar 4 Korrikun stafit diplomatik, popullit amerikan dhe institucioneve të ShBA-së”, ka shkruar Hamza. Më 4 Korrik, Shtetet e Bashkuara shënojnë 250-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, një datë historike që përkujton miratimin e Deklaratës së Pavarësisë më 4 korrik 1776.

Kontrolloni gjithashtu

Artan Behrami: Kurti me politikat e tij po favorizon ekonominë serbe në dëm të Kosovës

Deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës nga PDK-ja, Artan Behrami, ka akuzuar kryeministrin në …