Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së dhe eprori i FSK-së, Naim Ymeri

Bahtir Troshupa: Në kujtim të Naim Ymerit

FALEMINDERIT, LIPJAN!

Faleminderit të gjithëve! Kofshi gjithmonë faqebardhë!

(Në kujtim të Naim Ymerit)

Naim Ymeri, themelues dhe ish-kryetar i Degës së UNIKOMB-it në Lipjan, si dhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare, shpesh shprehej:

“Për besnikërinë, mirëkuptimin, respektin gjatë jetës dhe përkrahjen në veprimtarinë kombëtare, jam mirënjohës dhe i falënderoj nga zemra:

  • bashkëshorten time;
  • vëllezërit dhe rrethin tim familjar;
  • bashkëvendësit e mi dhe qytetarët e Komunës së Lipjanit;
  • shoqërinë e gjerë;
  • bashkëveprimtarët e mi.”

8 korrik 2026 shënohet përvjetori i parë i ndarjes nga jeta të Naim Ymerit. Në emër të tij, po përcjell këtë mesazh falënderimi:

  • Të nderuar qytetarë të Komunës së Lipjanit, isha me fat që ju pata pranë.
  • Faleminderit për besnikërinë tuaj.
  • Faleminderit për respektin dhe përkrahjen.
  • Faleminderit për gjithçka.
  • Para meje jeni ballëhapur.
  • Jeni krenarë dhe faqebardhë.

Në nderim të jetës dhe veprimtarisë kombëtare të Naim Ymerit, ju ftojmë të merrni pjesë në homazhe.

Data: 8 korrik 2026
Vendi: Varrezat e fshatit Gllogoc, Lipjan
Ora: 12:00

Me respekt,

Në emër të Këshillit Organizativ,

Bahtir Troshupa
Ish-sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar (UNIKOMB)
Prishtinë, 6 korrik 2026

 

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Rama: Qeni endacak që i sulmoi mjekët e QKUK-së "është arrestuar", është dërguar në mbajtje(!)

Përparim Rama: Më 2 korrik kryeqyteti do të jetë nikoqir i ngjarjes qendrore “Amerika dhe Kosova

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se më 2 korrik kryeqyteti do …