Tahir Tahiri: Kompanitë kanë marrë grurë nga Serbia me çmime 24 cent ndërsa nga bujqit po e blejnë me 17 cent

Kryetari i Sindikatës së Bujqve, Tahir Tahiri ka deklaruar se fushata e sivjetme e korrje-shirjeve po zhvillohet mirë dhe se rendimentet e grurit janë të kënaqshme. Ai ka theksuar më tutje se shqetësues është çmimi i ulët të grurit dhe kjo është e papranueshme për prodhuesit vendorë. “Bujqit janë të shqetësuar se dy-tri javë para fushatës së korrje-shirjeve, kompanitë të cilat e bëjnë përpunimin e grurit kanë marrë grurë nga importi, konkretisht nga Serbia, me çmime 24 cent. Dhe në mënyrë rapide kur fillon fushata e korrje-shirjeve këtu te ne, aty bie çmimi, dhe tek e fundit në mënyrë të çuditshme thirren në bursë. Nuk është e vërtetë se bursa e ka caktuar atë, gjithsesi është në bursë një çmim i tillë, por këtu po manipulohet. E kanë monopolin kompanitë përpunuese të miellit, të cilët po luajnë me fatin e prodhuesve të grurit dhe në këtë mënyrë po i dëmtojnë” ka deklaruar mes tjerash për Ekonomia Online, kryetari i Sindikatës së Bujqve, Tahir Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të Bilall Kasamit dhe jo shpërbërjen e këshillit komunal të Tetovës

BDI: Kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të Bilall Kasamit dhe jo shpërbërjen e këshillit komunal të Tetovës

Bilall Kasami edhe një herë dëshmoi para qytetarëve pafuqinë e tij politike dhe institucionale. Në …