Ramush Haradinaj: Si popull që kaluam të njëjtin ferr, bashkëndjejmë me popullin e Bosnjës dhe e kuptojmë dhembjen e tyre!

Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj ka përkujtuar viktimat musliman boshnjak në Srebrenicë, të ekzektuar gjatë korrikut të vitit 1995. Ai ka shkruar se si popull që kaluam të njëjtin ferr, bashkëndjejmë me popullin e Bosnjës dhe e kuptojmë dhembjen e tyre.

“Kujtojmë sot mijëra jetë të shuara në Srebrenicë nga aparati shtetëror i Millosheviqit.

Njerëz të pambrojtur dhe pa asnjë faj, përfshirë fëmijë, gra e të moshuar, pësuan nga projektet shoviniste të realizuara përmes gjenocidit të ushtruar nga regjimi i Millosheviqit.

Si popull që kaluam të njëjtin ferr, bashkëndjejmë me popullin e Bosnjës dhe e kuptojmë dhembjen e tyre!

Qoftë i përjetshëm kujtimi për viktimat!” ka shkruar ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Rama i bashkohet fushatës për drejtësi dhe pafajësi për krerët e UÇK-së

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i është bashkuar nismës qytetare në mbështetje të drejtësisë dhe …