Kryetari i Sindikatës së Bujqve, Tahir Tahiri ka deklaruar se fushata e sivjetme e korrje-shirjeve po zhvillohet mirë dhe se rendimentet e grurit janë të kënaqshme. Ai ka theksuar më tutje se shqetësues është çmimi i ulët të grurit dhe kjo është e papranueshme për prodhuesit vendorë. “Bujqit janë të shqetësuar se dy-tri javë para fushatës së korrje-shirjeve, kompanitë të cilat e bëjnë përpunimin e grurit kanë marrë grurë nga importi, konkretisht nga Serbia, me çmime 24 cent. Dhe në mënyrë rapide kur fillon fushata e korrje-shirjeve këtu te ne, aty bie çmimi, dhe tek e fundit në mënyrë të çuditshme thirren në bursë. Nuk është e vërtetë se bursa e ka caktuar atë, gjithsesi është në bursë një çmim i tillë, por këtu po manipulohet. E kanë monopolin kompanitë përpunuese të miellit, të cilët po luajnë me fatin e prodhuesve të grurit dhe në këtë mënyrë po i dëmtojnë” ka deklaruar mes tjerash për Ekonomia Online, kryetari i Sindikatës së Bujqve, Tahir Tahiri.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
