Analisti Shenoll Muharremi i ka reaguar kryeministr në detyrë Albin Kurti i cili ishte në Besjanë, ku mori pjesë në fushatën e korrje-shirjeve. Duek referuar fotove dhe videove të kryeministrit, Albin Kurti dhe vartësve të tij të bëra nëpër ara e kombajë, analisti, Shenoll Muharremi ka shkruar se lehtë është me bërë foto nëpër ara por bujqit kanë nevoj për subvencione që ju jipen me kohë. “Ato ndihma nevojiten në fillim të sezonës, që fermerët dhe bujqit të kenë resurse me punu, me i pagu punëtorët dhe me i ble plehrat e naftën. Apo ndoshta ju ato mjete. në vend se ti ipni për investime në bujqësi, i keni nda nga 100 euro para zgjedhjeve me fitu vota me shumë për vete? Mosdhënia e ndihmave, përfshi edhe mosuljen e kostos së naftës, ndikon drejtpërdrejt në rendimente. E rendimentet ndikojnë në çmimet në treg. Sa më shumë produkte vendore, aq më pak import, çmime më stabile dhe deficit më i ulët tregtar me jashtë. Një punë e pati qeveria e tij, dhe atë nuk e bëri. Tash, lehtë është me ba foto” ka shkruar analisti, Shenoll Muharremi.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
