Kryeministri, Albin Kurti lavdërohet me rendimentet e grurit dhe sipërfaqet e mbjellura nga bujqit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është lavdëruar me rendimentet e grurit dhe sipërfaqet e mbjellura nga bujqit. Ai theksoi se këtë vit në Kosovë janë mbjellë mbi 75 mijë hektarë me drithëra të bardha, prej të cilëve afër 72 mijë hektarë me grurë. “Është model që dëshmon se me investime serioze, planifikim afatgjatë dhe me mbështetje institucionale bujqësia jonë po merr një drejtim i cili është gjithnjë e më modern dhe më konkurrues. Sivjet në Republikën e Kosovës janë mbjellur gjithsej mbi 75 mijë hektarë me drithëra të bardha, prej të cilëve afër 72 mijë hektarë janë me grurë. Bazuar në gjendjen në terren dhe kushtet klimatike presim rendimente mesatare prej katër deri në pesë ton për hektarë” deklaroi në mes tjerash kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Vizita e Begajt në Preshevë e Bujanoc ngjall reagime në Serbi

Vizita e Begajt në Kosovën Lindore ngjall reagime në Serbi

Vizita e presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, në Preshevë dhe Bujanoc ka shkaktuar reagime në …